Aktualitet

Hetimet për abuzime me tendera, pedagogët e “Bujqësorit” paraqiten në SPAK

Pedagogët dhe zyrtarët duhet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji që në orën 11:00.

k.m.

Hetimet për abuzime me tendera, pedagogët e

TIRANË-Ditën e sotme stafi i Universitetit Bujqësor në Tiranë është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet fjalë për 15 persona ndaj të cilëve është venodsur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pedagogët dhe zyrtarët duhet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji që në orën 11:00.

Në seancën  e 26 shkurtit për 4 pedagogë u la në fuqi masa arrest shtëpie, ndërsa për 4 të tjerë masa arrest në burg. Në kërkim rezulton ende Piro Zoga,  zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk'.

Arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje:

Agim Sefa

Arjan Buliqi

Artur Koleci

Radion Dhromi

Serafin Skënderi

Ilir Kusi

Dritan Laçi

Azem Parllaku

Blenard Spaho,

Tedi Proda

Enkeleda Sallaku,

Klara Jahollari

Ilir Kapaj

Erjola Kopali

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga

Etleva Shore

Rezearta Dervishi

Stafi i UBT-së akuzohet për për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publik". Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB