Aktualitet

Heqja e çadrave te stadiumi, bizneset: Do shkurtojmë staf

Tashmë, çadrat e tyre, konsiderohen ndërtim i paligjshëm dhe frika e përballjes me një çështje penale, ka bërë që askush të mos guxojë t’i rivendosë.

F.m
Heqja e çadrave te stadiumi, bizneset: Do shkurtojmë staf
Dorjan Plaku

TIRANË- Dorjan Plaku, pjesë e menaxhimit të “Duff”, një prej bareve të hapura rreth “Air Albania” thotë për ZËRI-n se heqja e stendave dhe çadrave do të kufizojë të ardhurat e bizneseve dhe do të sjellë si pasojë, shkurtimin e stafit.

Gazetarja e ZËRI, Florida Mingla vizitoi të gjithë bizneset rreth stadiumit, të cilët që prej ndeshjes që komëtarja kuqezi pati me Serbinë, nuk kanë mundur të shfrytëzojnë hapësirat e jashtme, pavarësisht se deri në marrjen e njoftimit nga Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit, konsiderohej një shfrytëzim i ligjshëm dhe paguanin taksa.

Tashmë, çadrat e tyre, konsiderohen ndërtim i paligjshëm dhe frika e përballjes me një çështje penale, ka bërë që askush të mos guxojë t’i rivendosë.

Madje, as të mos prononcohet për kamerat, duke qenë se shumë prej tyre shmangën mundësinë për të dhënë një prononcim apo për të ngritur një apel kundrejt institucioneve që sot, po u shkurton të ardhurat.

Dori thotë se punon në menaxhimin e këtij bari prej 4 vitesh dhe në një mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk munden më të aksesojnë hapësirën që ndodhet jashtë lokalit të tyre.

Ndiqni intervistën për ZËRI:

Dorjan Plaku: Unë jam Dori, kam gati 3-4 vite që punoj tek ky lokal, bashkë me çunat e tjerë?

Kur e keni marrë për herë të parë njoftimin se stendat që ndodhen jashtë biznesit tuaj do hiqeshin dhe do ju linin vetëm tavolinat?

Dorjan Plaku: Diku tek 15 ditë përpara ndeshjes.nuk ishte njoftim, ishte si kërkesë. Ka ardhur dhe një kërkesë tjetër e dytë për heqjen e çadrave, për arsye të masave të sigurisë për shkak të ndeshjes me Serbinë.

Dhe pas përfundimit të ndeshjes, supozohet që tendat do të riktheheshin edhe njëherë aty ku ishin?

Dorjan Plaku: Po, sepse kjo gjë ka ndodhur edhe njëherë tjetër me Roma-Feyenoord që i kanë hequr për arsye sigurie dhe të nesërmen i kemi rivendosur përsëri, pavarësisht se kjo është një kosto shumë e madhe për ne si biznese, por është e detyrueshme për tu bërë për shkak të masave.

Ju të nesërmen pas përfundimit të ndeshjes, tentuat t’i vendosnit?

Dorjan Plaku: Të nesërmen tentuam që t’i rivendosnim prapë, filluam nga puna duke i sjellë përsëri gjërat që hoqëm. Në momentin që po fillonim dhe po montonim disa nga çadrat, n aka ardhur përsëri IMT-ja me arsyen që nuk na lejon më që t’i rivendosim sepse është ndërtim i paligjshëm. Këtë radhë quhej çështje penale. Kjo është pronë private që do të thotë që kemi me dikë tjetër një marrëveshje, për ndeshjen mund të jetë shumë në rregull që për sigurinë ne duhet t’i heqim apo duhet t’i mbyllim në vend çadrat pork y është një dëm shumë i madh për ne si punëtorë në radhë të parë sepse do fillojmë do shkurtohemi dhe ne nga personi që e ka. Të gjithë lokalet kanë nga 50-60 punëtorë, me këtë pjesë jashtë që mund të punosh tani pasdite por gjithë ditën nuk ulet njeri se bie dielli, në dimër nuk punon dot sepse në shi nuk ulet njëri. Veç me pjesën brenda ti nuk mund të mbash dot 60 veta staf, t’i paguash, të paguash taksat, të paguash TVSH-në, është çik e vështirë shumë.

Çfarë vendimi do të merrni tani?

Dorjan Plaku: Ne thjesht jemi duke pritur, po konsultohemi të gjithë bizneset rreth e përqark se si do të operojnë, plus edhe me Arenën janë duke folur, por akoma nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet.

Poll

MOS HUMB