Aktualitet

HARTA LIVE: Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

Sipas IGJEUM, këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

k.m.
HARTA LIVE: Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu në të
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Në të gjithë vendin do të ketë mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të bëhën prezente që prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

HARTA LIVE:

Nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë. Temperaturat do të variojnë 11 / 18 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 6 / 18 °C; ndërsa në vendet malore: 2 / 13 °C. Sa i përket erës, ajo do të fryjë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-12m/s./ZËRI

Poll

MOS HUMB