Aktualitet

'Hajde ta vallëzojm' vallen e Tropojës'/ Meta në burg, por deputetët e PL-së “e djegin” në festën e fundvitit

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, anëtarët e PL-së kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve shqiptare, por me një mungesë domethënëse.

k.m.
'Hajde ta vallëzojm' vallen e Tropojës'/ Meta në
Pamje nga festimet

TIRANË- Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë vendosur që të festojnë edhe për këtë vit, edhe pse kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në burg. Të gjithë janë mbledhur për të festuar në një nga lokalet e Tiranës. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, anëtarët e PL-së kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve shqiptare, por me një mungesë domethënëse.

"Me miqtë, ekipin dhe zemrën e Partisë së Lirisë, kemi qëndruar bashkë, jo vetëm në sfidat e përbashkëta, por edhe në çdo moment të bukur që na ka sjellë afër. Këngët, buzëqeshjet dhe dashuria e kësaj atmosfere të ngrohtë, na kujtuan se fuqia jonë buron nga forca e grupit. Le të hyjmë në vitin e ri me kurajo dhe plot energji për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë e më të barabartë. Gëzuar festat dhe një vit të mbarë për të gjithë!,"-shkruan Erisa Xhixho, e cila ka publikuar edhe pamjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Përgjatë viteve të tjerë, pjesë e grupit ka qenë edhe kreu i partisë, Ilir Meta, por presidenti ndodhet në qeli që prej 21 tetorit. Por mesa duket kolegët e tij kanë festuar edhe për të./ZËRI

Poll

MOS HUMB