Aktualitet

Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e Beleri të pranishëm

Në njoftimin e Kishës u bë me dije se pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.

F.I
Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e
PAMJE NGA NGJARJA

GREQI-Ditën e sotme në Mitropolinë e Athinës po kremtohet Liturgjia Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta një ditë më parë ( e shtunë 25 janar). I pranishëm do të jetë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, presidenti i PASOK, Nikos Androulakis dhe eurodeputeti Fredi Beleri. 

“Ai ishte njëkohësisht një udhëheqës shpirtëror dhe një shërbëtor aktiv i njerëzimit dhe i të drejtave të tij. Herë si ndihmës i fëmijëve të Afrikës dhe herë si mbështetës i studentëve grekë që i rezistuan diktaturës. Ndërsa zëri i kryepeshkopit mund të jetë heshtur, ai do të transmetojë përgjithmonë mesazhe të jetës dhe të bashkëjetesës paqësore”,-u shpreh kryeministri grek, duke e cilësuar Anastasin si një pionier të kishës në Shqipëri.

Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi. Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit.

Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e
PAMJE NGA NGJARJA
Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e
PAMJE NGA NGJARJA
Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e
PAMJE NGA NGJARJA
Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e
PAMJE NGA NGJARJA
Greqia nderon Anastas Janullatos! Kremtohet Liturgjia Hyjnore, Mitsotakis e
PAMJE NGA NGJARJA

Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, e cila mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme mëngjesin e së shtunës, Mitropoliti i Korçës, Joani, u zgjodh Mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit. Sinodi i Shenjtë shpalli gjithashtu pesë ditë zie kishtare nga 25 deri më 29 janar.

Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të dërgohet në Shqipëri. Në njoftimin e Kishës u bë me dije se pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.  Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.  Ndërkohë njoftohet gjithashtu se varrimi do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25  janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991./ZËRI

Poll

MOS HUMB