Aktualitet

Grabitja e "FiBank", policia jep detaje: Autori mori 8 milionë lekë! Sipërmarrësit i dështoi plani dhe u kap "mat" te dera

Në njoftimin zyrtar të bluve të kryeqytetit, bëhet me dije se autori Bardhyl Fusha, i cili rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra. 

zh.ll
Grabitja e "FiBank", policia jep detaje: Autori mori 8 milionë
bardhyl fusha

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me tentativën e grabitjes së një filialit të "FiBank", ditën e djeshme në Tiranë. Në njoftimin zyrtar të bluve të kryeqytetit, bëhet me dije se autori Bardhyl Fusha, i cili rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra. 

Në filialin e "Fibank", në rrugën "Muhedin Llagami", 61-vjeçari ka hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe nën kërcënimin e armës ka marrë shumën e para, e cila është sekuestruar në cilësin e provës materiale. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, njoftoi sot policia. 

Në dëshminë e tij, sipërmarrësi ka deklaruar se grabitjen e ka kryer për shkak të borxheve që u ka personave të tjerë. 

Dinamika e grabitjes

Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme. Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 61-vjeçari ka marrë shumën prej 8 milionë lekësh. të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet. Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur të njoftojë policinë ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës. Menjëherë 61-vjeçarit i ëshë sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë tjetër ku u gjet arma e zjarrit, e përdorur në ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB