
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për Talo Çelën lidhur me grabitjen e 4.5 mln eurove në Rinas. Në seancën e sotme, edhe pse i pandehuri Talo Çela nuk ishte në sallë, SPAK kërkoi 19 vite burg për të. Pritet që vendimi të merret në seancën e radhës, e cila është caktuar më datë 21 nëntor, ora 10.00.
Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 burgim për 7 të grupit kriminal.
Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të njëjtin e arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite. burg për secilin. Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën ka kërkuar 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Çelën, i cili u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, u përballën me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Paratë e Rinasit ende nuk janë zbuluar se ku fshihen edhe pse nga dosja e SPAK janë zbuluar detaje të reja./ZËRI