Aktualitet

Goditet banda shqiptare në Itali! 12 persona në pranga, kokaina trasportohej me furgonë me qira

Grupi vepronte kryesisht në Abruzzo, me seli në Montesilvano dhe Città Sant’Angelo , por kishte edhe degë në Lombardi, Milano, Brescia dhe Varese, si dhe në Shqipëri. 

F.I
Goditet banda shqiptare në Itali! 12 persona në pranga, kokaina
PAMJE NGA OPERACIONI

ITALI- Një operacion policor në Itali ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare të dedikuar për trafikimin e kokainës, marijuanës dhe heroinës,  dhe një lloji të veçantë kanabisi të quajtur “amnezi”me degë në Abruzzo, Lombardi dhe Shqipëri.

Operacioni anti-drogë i kryer nga Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Pescarës çoi në arrestimin e 12 personave dhe sekuestrimin e mbi 423 kilogramëve narkotikë.

Grupi vepronte kryesisht në Abruzzo, me seli në Montesilvano dhe Città Sant’Angelo , por kishte edhe degë në Lombardi, Milano, Brescia dhe Varese, si dhe në Shqipëri. Rrjeti kriminal ishte i përfshirë në të gjitha fazat e trafikimit: nga blerja te prodhimi, deri te shpërndarja në tregun e paligjshëm.

Në veçanti, kokaina importohej nga Lombardia nëpërmjet furgonëve me qira, ndërsa marijuana kultivohej në një depo industriale në Piadena Drizzona (Cremona), e përdorur si serë për kultivimin dhe përgatitjen e substancës. 

Përveç arrestimeve, u sekuestruan 421 kg marijuanë dhe 2 kilogramë kokainë, duke konfirmuar shkallën dhe efikasitetin e organizatës së shpërbërë. Hetimi zbuloi gjithashtu se grupi kriminal mbante marrëdhënie me organizata të tjera, të tilla si ajo e Rancitelli -t, duke i përdorur këto lidhje për të zgjeruar fushëveprimin e tij dhe për të menaxhuar aktivitetet e paligjshme në mënyrë më efikase./ZËRI

Poll

MOS HUMB