Aktualitet

“Partizani”! Berisha kërkoi pavlefshmëri të provave, GJKKO: SPAK ka vepruar në përputhje me ligjin

GJKKO arsyeton se kërkesat e mbrojtjes së Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit janë të pabazuara në ligj dhe në prova, duke theksuar se veprimet e ndërmarra gjatë fazës paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka janë kryer në përputhje me procedurat ligjore.

F.I
“Partizani”! Berisha kërkoi pavlefshmëri të provave,
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sot kërkesat e paraqitura nga avokatët e të pandehurve në dosjen e njohur si “Partizani”, të cilët pretendonin pavlefshmëri absolute të disa akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

GJKKO arsyeton se kërkesat e mbrojtjes së Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit janë të pabazuara në ligj dhe në prova, duke theksuar se veprimet e ndërmarra gjatë fazës paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka janë kryer në përputhje me procedurat ligjore.

Në senacën e kaluar që u mbajt më 13 tetor, prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi rrëzimin e kërkesës me argumentin se pretendimet e ngritura nga mbrojtja e të pandehurve nuk qëndrojnë ligjërisht, pasi nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë dhe as në procedurat e ekspertimeve.

Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll

MOS HUMB