Aktualitet

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës

Ata akuzohen për shkelje gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019.

I.F
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen e Plarent
Plarent Ndreca

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokuorisë së Posaçme për të gjykuar deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarët e tjerë. Ata akuzohen për shkelje gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019. Ndreca akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Për të njëjtën vepër penale akuzohen: Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Deni Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari dhe Aida Shehi. Ndërsa, për falsifikim dokumentesh akuzohen: Erand Majko Rroboçi, Klejdi Kujtim Meço dhe Emiliano Flamur Mehmeti.

Ndreca akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve. Sipas SPAK, deputeti socialist dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Gjon Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk, ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore. Radovani sikurse thuhet në dosjen e SPAK rezulton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institucionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme. /ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB