Aktualitet

Gjendet pjesa tjetër e trupit të mbetur të Ardit Beshirit në Qafë Burrel

Më 9 maj, Ushtria e Kosovës gjeti një pjesë të trupit të tij.

I.F
Gjendet pjesa tjetër e trupit të mbetur të Ardit Beshirit në
Ardit Beshiri

MAT- Një tjetër pjesë e trupit të mbetur të Ardit Beshirit është gjetur në zonën “Qafë Burrel”. 29-vjeçari ishte duke punuar me fadromën e tij, por u zhduk pas një rrëshqitje dheu. Beshiri kërkohej që prej 3 majit, pasi e zuri poshtë bashkë me mjetin me ekskavator masivi i kromit në Klos. Më 9 maj, Ushtria e Kosovës gjeti një pjesë të trupit të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator 29-vjeçari, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari u zu dhe u mbulua nga masivi i dheut dhe inerteve.

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shfrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale./ZËRI

Poll

MOS HUMB