
GJIROKASTËR- Një rast i paprecedentë është regjistruar në Gjirokastër, ku një grua ka braktisur djalin e saj të mitur brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë së qytetit. 35-vjeçarja e identifikuar me inicialet E. V., braktisi të birin, vetëm 12 vjeç. Djali tashmë është marrë në kujdes nga strukturat sociale dhe është akomoduar në ambientet e fondacionit “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër. Ndërkohë ndaj të resë ka nisur hetimi për veprën penale “Braktisja e të miturit”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet ku nisi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e Policisë. 12-vjeçari u akomodua në fondacionin "Vatra e Ngrohtë", Gjirokastër./ZËRI