
Qani Halit Muça
FUSHË KRUJË- Një person i arrestuar është gjetur i vdekur në burgun e Fushë Krujës. Qani Halit Muça është konstatuar nga të paraburgosurit e tjerë, i varur në tualet, rreth orës 03:34 të mëngjesit të sotëm.
Muça është vënë në pranga në gusht të vitit 2022 pasi qëlloi dhe plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së, Ilirjan Gavelli. Gavelli bashkë me kolegët e tij u paraqitën për të shembur shtëpinë e Muçës në zonën e Ali Demit, por 30 minuta pas shembjes, Muça ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar inspektorin në bark. Në momentin e ngjarjes ai ishte në gjendje të dehur.
Momenti i arrestimit:
Qani Muça ka qenë i dënuar edhe në vitin 2017 për dhunë në familje.
Poll