Aktualitet

Gjendet i djegur 66-vjeçari në Elbasan, policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike

66-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka humbur jetën.

F.I
Gjendet i djegur 66-vjeçari në Elbasan, policia: Ra në kontakt
foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka mdodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në katin e parë të një pallati. Personi i djegur është identifikuar si një 66-vjeçar me iniciale E.A. Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka humbur jetën. 

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB