Aktualitet

Gerd Hoxha zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës

Hoxha u zgjodh mes katër kandidatëve, duke siguruar 27 vota nga kolegët e tij gjyqtarë.

F.I
Gerd Hoxha zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së
Gerd Hoxha

TIRANË- Gjyqtari i dhomës penale Gerd Hoxha, i konfirmuar në të dyja shkallët e vetingut, është zgjedhur këtë të hënë zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës. Gjykata më e madhe në vend, me dy dhomat e saj – civile dhe penale, do të drejtohet nga Hoxha, i cili zëvendëson Flamur Kapllanin, i zgjedhur në këtë post më 25 shkurt 2022. Hoxha u zgjodh mes katër kandidatëve, duke siguruar 27 vota nga kolegët e tij gjyqtarë.

Hoxha është diplomuar në Magjistraturë në vitin 2003 dhe prej 18 vitesh është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Po ashtu ai është edhe themelues i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, shoqatë e cila ndër betejat e fituara për magjistratët ka edhe atë të pagave për gjyqtarët.

Hoxha ka një përvojë të gjerë profesionale, ku nga viti 2003 ai është Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Gjatë periushës 14.12.2015 - 12.12.2018 ai ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB