Aktualitet

Furnizonte protestuesit me fishekzjarre, zbulohet magazina në Tiranë, vlera arrin në 40 mijë euro, arrestohet i riu

Lidhur me rastin një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi mendohet se ai do t’ua shiste fishekzjarret dhe lëndët e tjera protestuesve.

F.I
Furnizonte protestuesit me fishekzjarre, zbulohet magazina në Tiranë,
pamje nga magazina

TIRANË-Një banesë e përshtatur në magazinë me 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme është zbuluar në Tiranë. Lidhur me rastin një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi mendohet se ai do t’ua shiste fishekzjarret dhe lëndët e tjera protestuesve. Blutë njoftojnë se lëndët piroteknike të sekuestruara kanë një vlerë prej 40 mijë eurosh.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks”.

Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari.

Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç.

Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB