
TIRANË- Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë. Në vend u organizuan aktivitete të shumta për nder të shpalljes së pavarësisë. Festimet u fokusuan në Tiranë, në Vlorë dhe në Lezhë, po ashtu edhe në Kosovë u zhvilluan aktivitete të shumta. Në Vlorë u organizua ceremonia e ngritjes së flamurit ku ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, po ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
View this post on Instagram
Më pas në Tiranë u zhvillua “Parada Kuqezi”, e cila nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në “Sheshin Skënderbej”, ku u ngrit flamuri. Qielli i kryeqyteti u mbush me qindra tullumbace Kuq e Zi.
View this post on Instagram
Gjithashtu në “Sheshin Skënderbej”, përveçse mijërave shqiptarë që po festonin, iu bashkuan edhe disa turistë. Sipas videove të publikuara, turistët iu bashkuan qytetarëve dhe filluan të kërcejnë me këngë dhe valle shqiptare.
View this post on Instagram
Po ashtu edhe në qytetin e Vlorës, Forcat e Armatosura valëvitën flamurin kuqezi në qytetin bregdetar. Ato thanë shfaqje mbi qiellin e Vlorës duke valëvitur flamurin.
“Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e flamurit, aty ku helikopterët e Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës”, shkruan ministri Pirro Vengu.
View this post on Instagram
Po ashtu edhe në Kosovë u mbajt ceremonia për të festuar 112 vjetorin e Pavarësisë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë zhvilluan homazhe në memorialin e komandantit legjendar adem Jashari në Prekaz.
View this post on Instagram
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin. Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, tha Konjufca.
Po ashtu 28 nëntori është ditëlindja e komandatit Adem Jashari, gjithashtu shënon krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, për herë të parë në Veri të Kosovës, në Zveçan është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal. Kryetari i Komunës së Zveçan tha se është një nder që po merr pjesë në një ceremoni të tillë. /ZËRI