Aktualitet

Fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit, Hoxha në Kakavijë: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Ministri u ndal edhe tek shpërblimi për efektivët për festat e fundvitit, ku nënvizoi se beson se Këshilli i Ministrave do të miratojë këtë projekt-vendim nesër (30 dhjetor).   

F.I
Fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit, Hoxha në
Ervin Hoxha

KAKAVIJË- Në vendin tonë pikat kufitare në Morinë dhe në Kapshticë po përballen me fluks të lartë lëvizjeje. Raportohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar në total 9500 shtetas nga të cilët 6300 në hyrje dhe 3200 në dalje, në pikëkalimin doganor të Kakavijës.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilluan një vizitë inspektuese në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, që lidh Shqipërinë me Greqinë, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në dy anët e kufirit. Ata u takuan me autoritetet vendore dhe më pas takuan përfaqësues të policisë greke në Qendrën e përbashkët të Koordinimit.

"Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptar në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi. Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%. Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare,"-u shpreh Hoxha.

Ministri u ndal edhe tek shpërblimi për efektivët për festat e fundvitit, ku nënvizoi se beson se Këshilli i Ministrave do të miratojë këtë projekt-vendim nesër (30 dhjetor).   

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të policisë së shtetit për sa i pëtket një kriteri i cili që vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit. Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propëzuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira", përfundoi ai.

Poll

MOS HUMB