Aktualitet

Flakët përfshijnë një hotel në Velipojë, pushuesit evakuohen

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë personat që ndodheshin në hotel kanë dalë në kohë jashtë ambienteve dhe nuk raportohet për të lënduar.

M.K.
Flakët përfshijnë një hotel në Velipojë, pushuesit
foto

VELIPOJË- Mbrëmjen e kësaj të  premteje është  përfshirë nga flaket në një hotel në Velipojë, i cili shkaktoi alarm pasi flakët përfshinë katin e pestë të godinës, duke detyruar pushuesit të evakuoheshin. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë personat që ndodheshin në hotel kanë dalë në kohë jashtë ambienteve dhe nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje ndërhyri menjëherë automjeti zjarrfikës i dislokuar në Velipojë për sezonin turistik, ndërsa në mbështetje u dërguan edhe dy mjete të tjera nga Shkodra.

Falë ndërhyrjes së ekipeve, vatra e zjarrit u vu nën kontroll dhe u shmang perhapja e flakëve në pjesën tjetër të hotelit. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende nën hetim./ZËRI

Poll

MOS HUMB