
TIRANË-Dy ditë më parë, në Tiranë, ka ndodhur një incident i dhunshëm, ku 48-vjeçari, Adriatik Rroshi u rrah nga një grup personash në një berberhane. Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, ku anëtarë të fisit Koçeku, me në krye biznesmenin L.K., kanë dhunuar me sende të dorta për motive të dobëta, 48-vjeçarin Adriatik Rroshi.
Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, të cilët kanë patur rolin e vëzhguesit u arrestuan në flagrancë, ndërsa katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim për përfshirje në këtë ngjarje. Përkatësisht Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku, L.K. dhe Dino (Abedin) Koçeku, janë shpallur në kërkim. Dino (Abedin) Koçeku dhe L.K., dyshohen si organizatorët e dhunës brutale ndaj Rroshit. Rroshi ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacion te spitali i Traumës.
Si u organizua ngjarja
Gani Koçeku, një nga të arrestuarit, dyshohet se ka bërë vëzhgimin e viktimës me një makinë 'BMW X3'. Ledio Tusha, i cili është djali i motrës së L.K., gjithashtu i arrestuar, ka qenë në mjetin e përdorur nga autorët dhe brenda makinës është gjetur me një maskë, një kapelë dhe një xhup të zi, që dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit.
Po ashtu, Gëzim Koçeku ka ndihmuar autorët e sulmit duke hapur rrugën për mjetin e tyre 'Audi'. Ronald Koçeku, një tjetër anëtar i familjes dhe vëllai i Gani Koçekut, dyshohet se ka bërë ruajtjen e Adriatik Roshit pas sulmit dhe ka marrë një makinë me qera, 'BMW X3', nga Ajet Balliu për të mundësuar arratisjen e autorëve.
Gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një sherr të mëparshëm në Palasë, më 24 gusht të vitit 2024, ku L.K. u sulmua dhe plagos rëndë në një lokal nate.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.
Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.
Deri më tani lidhur me ngjarjen janë të shoqëruar dhe implikuar këta persona:
1. Gani Koçeku, dtlindja 29.12.2001 personi që ka qënë në makinën X3 BMW dhe ka bër vëzhgimin e dëmtuarit.
2.Ledio Tusha, u gjet në banesën e L.K., është djali i motrës dhe në mjetin që deklaroj që përdor u gjet qafore tip maske dhe kapele xhup i zi , dyshuar se ka marrë pjesë në rrahjen. Në banesën e biznesmenit u gjet dhe armë zjari pistolet me leje në emër të L.K..
Të dyshuar të pa kapur :
1.Gëzim Koçeku ka bër hapjen e rrugës për makinën audi të autorve goditës, me mjetin e tij me targa AA 020 NI .
2. Ronald Koçeku, personi që ka bër ruajtjen e dëmtuarit me vëllain e tij Ganiun, tek kompleksi Fole, dhe ka marrë mjetin X 3 me qera tek shtetasi Ajet Balliu.
3. L.K., i dyshuar si organizator për rahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi .
4. Dino (Abedin) Koçeku dyshuar si organizator për rahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi.