Aktualitet

Fëmijët e helmuar në Gramsh, flasin prindërit: Kopshti nuk na njoftoi, kishin temperaturën 39

Ata shprehen se fëmijët kanë pasur temperaturë 39 dhe të vjella pa pushim.

F.m
Fëmijët e helmuar në Gramsh, flasin prindërit: Kopshti nuk
Foto Ilustruese

GRAMSH- Prindërit e fëmijëve që u helmuan në kopështin publik në Gramsh janë shprehur se në momentin që fëmijëve u kanë nisur të vjellat, nuk janë njoftuar nga askush. Në një prononcim për gazetarin Fatmir Popja ata shprehen se fëmijët kanë pasur temperaturë 39 dhe të vjella pa pushim.

“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje,” thotë një prind që kërkon të mbetet anonim.

“Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim,”- thotë dhe një tjetër.

Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.

Poll

MOS HUMB