Aktualitet

"Fati i Lojërave"! Zbulohet në Tiranë lokali i kthyer në kazino, arrestohet administratori (EMRI)

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë, është zbuluar një tjetër rast i përshtatjes së një lokali për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, ku përdoreshin makina dhe tavolina pokeri.

zh.ll
"Fati i Lojërave"! Zbulohet në Tiranë lokali i kthyer
pamje brenda lokalit

TIRANË- Operacionet kundër lojërave të fatit vijojnë në të gjitha qytetet e vendit, me fokus goditjen e veprimtarive të paligjshme të kësaj natyre.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë, është zbuluar një tjetër rast i përshtatjes së një lokali për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, ku përdoreshin makina dhe tavolina pokeri.

Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar 4 makineta për lojëra fati, një tavolinë për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, administratori i lokalit, shtetasi me iniciale Fabion Karkanaqe 38-vjeç, është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i Lojërave”.

Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.

Sekuestrohen 4 makineta për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Arrestohen administratori i lokalit.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të përshtatjes së lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.

Si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kajo Karafili” në lokalin në administrim të 38-vjeçarit, u gjetën 4 makineta që përdoreshin për lojëra fati, tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB