Aktualitet

Çfarë u gjet brenda laboratorit të kokainës? Drogë, mijëra euro dhe...22 telefona celularë!

Po ashtu janë zbuluar edhe 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM.

k.m.
Çfarë u gjet brenda laboratorit të kokainës? Drogë,
Pamje nga laboratori

TIRANË- SPAK ka zbuluar detaje lidhur me ato që ka gjetur brenda laboratorit të kokainës në vendin tonë. Sipas të dhënave që ka bërë me dije Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në laborator janë gjetur rreth 48 ton kokainë ende e papërpunuar, 6.1 kokainë, mijëra euro. Por po ashtu janë zbuluar edhe 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM.

Përveç mjeteve të punës që përdoreshin në laborator, këto aparate  komunikimi mund të zbulojnë të dhëna të reja për hetuesit e SPAK lidhur me personat që kujdeseshin për blerjen e "mallit" në vendet e Amerikës Latine, por edhe për hallkat e tjera të grupit. 

Provat e sekuestruara përfshijnë:

-Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
-6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
-36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
-89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
-Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
-3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Nga një hetim të nisur në vitin 2023, SPAK goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, që trafikohej në Shqipëri për t'u përpunuar dhe më pas shitej në vendet e Bashkimit Europian. Në pranga përfunduan 10 persona, mes tyre 3 shtetas nga Amerika Latine./ZËRI

Poll

MOS HUMB