Aktualitet

"Far-West" pas gjyqit për Besar Nimanin, shpallet në kërkim i vëllai, BILD: Plagosi 4 persona! (U largua me motrën)

Sipas informacioneve të BILD, ndër të plagosurit thuhet se janë babai (63) dhe vëllai (25) i të pandehurit, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë të moshës 25 dhe 23 vjeç.

k.m.
"Far-West" pas gjyqit për Besar Nimanin, shpallet në
Berat Nimani

GJERMANI- Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit shqiptar të vrarë në Gjermani është shpallur në kërkim. Ai është i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur dje në gjyqin për të vëllanë, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre vëllai dhe babai i një prej autorëve, Hüseyin Akkurt. Sipas informacioneve të BILD, ndër të plagosurit thuhet se janë babai (63) dhe vëllai (25) i të pandehurit, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë të moshës 25 dhe 23 vjeç. Nuk dihet se cila është lidhja e tyre me autorin, por raportohet se jeta e 23-vjeçarit është në rrezik.

A ishin të shtënat një akt hakmarrjeje?

Kjo pistë ende nuk është provuar! Por vëllai i viktimës është i dyshuar kryesor, ndaj për këtë shkak është shpallur në kërkim. Në ditën e parë të gjyqit, Berat Nimani tha për BILD: Një nga vrasësit e Besarit është i lirë. Që nga vdekja e tij ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme.

Ndërsa në fjalën e tij në mediat shqiptare, ai kishte paralajmëruar hakmarrje nëse nuk do të gjente drejtësi për të vëllanë. 

“Nëse shteti e kryen punëne vet, ne jemi të kënaqur. Nëse jo ne dalim tek traditat tona dhe e kryej vet", ka thënë ai një vit më parë.


Në pallatin ku jeton Berat Nimani, dje ishin ndezur dritat në çdo apartament – ​​përveç në atë të shqiptarit. Avokati Peter Wüller tha për BILD: Kam pasur kontakte me klientin tim disa herë menjëherë pas aktit tepër gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja. E gjithë situata është shumë konfuze. Pasi të marr një pasqyrë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici dhe do të dorëzohet.

Por kjo parashikohet që të ndodhë në ditët në vijim, jo këtë javë.

Sipas informacioneve të BILD, shqiptari i shpallur në kërkim nuk ndodhet më në Bielefeld, por në një qytet tjetër. Dëshmitarët pretendojnë se e kanë parë atë dhe motrën e tij në një makinë të zezë duke ikur nga vendi i krimit. Pjesëmarrësit në gjyq vunë re gjithashtu se fillimisht motra dhe më pas Nimani kishin dalë nga salla para se të përfundonte gjyqi. Por sërish kjo nuk është provë se ka qenë ai personi që ka qëlluar. 

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani u ekzekutua me 8 plumba në qytetin e Biefeldit në Gjermani në mars të vitit të shkuar. Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermani me prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB