Aktualitet

Familjarët e çuan në spital, ndërron jetë 12-vjeçari, mister shkaqet

I mituri është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij. Por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.

k.m.
Familjarët e çuan në spital, ndërron jetë
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në spital. I mituri është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij. Por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë. Deri më tani shumë pak dihet lidhur me ngjarjen. Madje as Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për të sqaruar rrethanat e ngjarjes apo dhe shkakun e vdekjes të së miturit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB