
TIRANË- Ashtu siç ZËRI njoftoi pak ditë më prë, një arsye e vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri mund të jetë edhe inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë. Sipas gazetarit Isa Myzyraj të Ora News, ditën e sotme, vetëm pesë ditë përpara vizitës së Erdogan në vendin tonë, në xhami janë duke u kryer disa prova në gjuhën turke. Në videon e publikuar, qartazi dëgjohen provat që po bëhen në gjuhën turke.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Vizita e tij zyrtare pritet të zhvillohet në datat 10 dhe 11 tetor. Vizita do të nis në Tiranë, ndërsa më datë 11 Tetor do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare në Beograd.Për shkak se vizita e Erdogan nuk ka ende një axhendë të publikuar, nuk dihej nëse kjo vizitë do të kishte lidhje me Xhaminë e Namazgjasë.
Lauren Luli i pyetur nëse po pritej presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për të inauguruar xhaminë, Luli nuk dha një përgjigje të qartë. Po ashtu, në fillim të shtatorit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëri një përpjekje duke u munduar që të gjejë një formulë për të bërë të mundur hapjen e Xhamisë së Namazgjasë. KMSH propozoi që menaxhimi i xhamisë të bëhet nga shqiptarët dhe turqit, por pronësia e objektit të kultit të mbetej e KMSH-së. Mbetet për tu parë pasi të bëhet publike axhenda e vizitës nëse Xhamia Namazgjasë do të hap dyert ose jo në këtë vizitë të Rexhep Taip Erdogan.
Prej vitesh ka një përplasje të fortë mes shtetit turk dhe KMSH-në në Shqipëri për shkak të akuzave për lidhjen me FETO. Ardhja e Bujar Spahiut nuk ishte një zgjidhje, por një alternativë momenti që nuk dha paqe. Në pranverën e vitit 2019, kur ishte duke u zhvilluar gara për zgjedhjen e kryetarit të ri, Skënde Bruçaj, që drejtonte asokohe KMSH u tërhoq nga gara. Turqit ushtruan një presion të jashtëzakonshëm që KMSH të mos drejtohej më nga një njeri i lidhur sipas tyre me Gylenin. U gjet Bujar Spahiu, e vetmja rrugëdalje, por tashmë edhe ai vetë Spahiu është sërish në shënjestër për vendin e tij në KMSH. Pas shumë "protestave" edhe nga besimtarët, ai u zgjodh sërish pak muaj më parë në krye të KMSH-së./ ZËRI