
TIRANË- Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim prej dy muajsh, mbeten ende në arrati pas sulmit brutal ndaj influenceres Klea Prenga në një lokal të Tiranës. Që atëherë, nuk ka asnjë gjurmë të tyre, ndërsa autoritetet ende nuk kanë zbuluar vendndodhjen e saktë të motrave Berisha.
Prej shumë kohësh dyshohet se Antonela dhe Mariela janë larguar nga Shqipëria dhe janë strehuar në Dubai. Zërat për arratisjen e tyre kanë qarkulluar masivisht në rrjetet sociale ku miqtë e tyre kanë përmendur arratinë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Pavarësisht arratisë së tyre jashtë vendit, Antonela dhe Mariela thuhet se ende mbajnë kontakte me miqtë e tyre në Shqipëri.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë. Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.
Dy motrat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria përmes doganës së Morinës, për në Kosovë, ku dhe i kanë shpëtuar kontrollit të pasaportave. Prej andej, ato dyshohet se janë larguar më pas drejt Dubait, ku dhe po qëndrojnë në javët e fundit./ ZËRI