Aktualitet

EMRI- I shpëtoi daljes nga rruga të mjetit, shqiptarja humb jetën, përplaset nga një makinë tjetër

Në momentin kur 27-vjeçarja doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen.

F.I
EMRI- I shpëtoi daljes nga rruga të mjetit, shqiptarja humb
Adela Xhaferri

ITALI- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së 6 dhjetorit në Itali. Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias, raportojnë mediat italiane.

Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri, e cila u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere. 27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës.

Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës. Por kur e reja doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen. Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia./ZËRI

Poll

MOS HUMB