Aktualitet

Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, 22-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm

Viktima dhe autori njiheshin më parë me njëri-tjetrin

F.I
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, 22-vjeçari shqiptar
Kozma Papa

BRITANI E MADHE- Kozma Papa, autori i vrashes së Bledi Petrajn në Britaninë e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Më herët vetë 22-vjeçari pranoi vrasjen, pasi theri me thikë 13 herë Bledi Petraj në Southgate, në veri të Londrës, më 4 shkurt. Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.

Gjatë gjyqit, gjykatës iu tha që viktima dhe autori njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe ata ishin përfshirë në një përleshje në një kafene. Të dy më pas shkuan në Drive të Mbretëreshës Elizabeth afërsisht 45 minuta më vonë, secili me thika në duar, shkruan BBC.

Kryededektivi britanik Mathew Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.

Gjykata dëgjoi ndër të tjera se Papa është një shtetas shqiptar i cili hyri ilegalisht në Mbretësinë e Bashkuar në shtator të vitit 2022. Home Office ka tërhequr kërkesën e tij për azil. Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB