
FOTO ILUSTRUESE
KAPSHTICË- Emigrantët po kthehen në atdhe për festat e fundvitit, ndërsa fluksi në pikat doganore është shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo pikë doganore 6,219 udhëtarë dhe kanë dalë 1,484 persona.
Mësohet se nga mesi i dhjetorit deri më sot, nga Greqia kanë hyrë mbi 35 mijë emigrantë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, raportohet se 15 mijë qytetarë kanë udhëtuar drejt Greqisë.
Ndërkohë që në doganën e Qafë Thanës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 2607 emigrantë dhe kanë dalë 2519. Pala shqiptare, në varësi të fluksit punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele./ZËRI
Poll