Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, shoqërohen 10 persona, biznesmeni nën hetim për pastrim parash. Prokuroria mbylli çështjen

Jozyrtarisht mësohet se biznesmeni Mondi Mëhalla është përfshirë në një konflikt javën e kaluar, dhe kjo është një nga pistat në të cilat po heton prokuroria e Elbasanit

E.K
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, shoqërohen 10 persona, biznesmeni
Mondi mehalla

ELBASAN- 10 persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit, për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hyka, ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën Jugore të qytetit. Personat e marrë në pyetje janë kryesisht punonjës në karburantin në pronësi të Mëhallës, si dhe dëshmitarë të atentatit që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së dielës.

Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vitesh hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e "pastrimit të parave", duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim. Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Mond Mëhallës. Por pavarësisht të shkuarës disi problematike të Mëhallës, grupi hetimor nuk ka ende një pistë të qartë në lidhje me vrasjen e biznesmenit.

Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.

Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.

Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

Poll

MOS HUMB