Aktualitet

Ekskluzive/ Dy policë e mbajnë për krahu, Ergys Agasit i ekzekutohet masa e arrestit në DVP Tiranë

I shoqëruar nga disa efektivë të Repartit Shqiponja, ai po hyn në DVP, nga ku do të transportohet në ambientet e Bllokut të Sigurisë së Lartë e për të dalë pas 3 ditësh në Gjykatë.

M.K.
Ekskluzive/ Dy policë e mbajnë për krahu, Ergys Agasit i
shoqerohet ergys agasi

TIRANË- Këto janë momentet kur Ergys Agasi ka shkuar për t'u njohur me masën e lëshuar nga Gjykata e Posaçme, atë të arrestit me burg.Pamjet e siguruara nga ZËRI, tregojnë 42-vjeçarin e prangosur, i veshur me një T-shirt të bardhë, pantallona të shkurtra të zeza dhe shapka Hermes. I shoqëruar nga disa efektivë të Repartit Shqiponja, ai po hyn në DVP, nga ku do të transportohet në ambientet e Bllokut të Sigurisë së Lartë e për të dalë pas 3 ditësh në Gjykatë. Agasi u arrestua sot në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit, bashkë me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku./ZËRI

Poll

MOS HUMB