Aktualitet

E tmerrshme! Avionit të "Wizz Air" i bie goma! Qindra pasagjerë mbeten të bllokuar brenda në bord

Paraditen e sotme, disa qindra pasagjerë kanë mbetur “peng” në aeroportin “Galileo Galilei” në Pisa, për shkak të një gome të çarë të avionit. Por jo vetëm kaq!

k.m.
E tmerrshme! Avionit të "Wizz Air" i bie goma! Qindra
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër incident ka ndodhur në një fluturim të linjës Piza-Tiranë. Edhe kësaj herë, kompania është si gjithmonë problematikja "Wizz Air'"! Paraditen e sotme, disa qindra pasagjerë kanë mbetur “peng” në aeroportin “Galileo Galilei” në Pisa, për shkak të një gome të çarë të avionit. Por jo vetëm kaq! Një tjetër problem ishte dhe fakti që për pasagjerët ishin prerë më shumë bileta sesa kapacitet i avionit, gjë që ka sjellë konfuzion mes pasagjerëve.

Kështu, mes shumë problemeve, pasagjerët janë detryuar që të qëndrojnë për më shumë se 1 orë në temperaturat përvëluese të të nxehtit, pa marrë asnjë shpjegim, vetëm justifikime! Por jo vetëm kaq! Persona që ishin në bordin e avionit, qytetarët raportojnë se kanë marrë kërcënime nga stafi i kompanisë për të mos e bërë rastin publik. 


Një qytetar shkruan për "JOQ": Përshëndetje! Avoni i linjës Piza-Tiranë nuk u mjaftuan me faktin që kanë prerë me shumë bileta sesa vende, por pasi hipmë në avion dhe pritëm me shumë se 40min, na njoftuan se avioni ka një gomë të shpuar, dhe duhet të presim gomën e re nga Roma. Na kanë zbritur përsëri në aeroport dhe nuk dihet kur do nisemi. Kjo është gjendja jonë, këtu ka shumë fëmijë, të sëmurë, pleq, invalidë etj. Na kërcënuan duke na thënë mos e nisni videon joq. Ju lutemi publikojeni!

GOMA E RËNË E AVIONIT: 

E tmerrshme! Avionit të "Wizz Air" i bie goma! Qindra

E tmerrshme! Avionit të "Wizz Air" i bie goma! Qindra

Por jo vetëm kaq! Një panoramë të situatës e ka bërë edhe gazetari italian Alessandro Martini. Sipas tij, gomat e avionit janë çarë dhe pasagjerëve u ishte thënë se duhet të prisnin gomën që të vinte nga Roma për të vazhduar më pas udhëtimin e tyre drejt Tiranës. Detaj ky që ngjall frikë tek pasagjerët, sidomos që së fundmi në Indi u rrëzua një aeroplan, ngjarje që ngriti dyshime për kushtet e sigurisë dhe kontrollet që u bëhen mjeteve fluturues para se të nisen. 

"Ndodh ndonjëherë që të udhëtoj për punë dhe ta gjejmë vetennë një situatë të tillë. Jemi në një "WizzAir", me destinacion nga Pisa për në Shqipëri. S'po nisemi prej një ore. Na kanë thënë që ka probleme. Si përfundim, pas një ore, ëshët prishur një gomë e avionit dhe në Pisa në një aeroport ndërkombëtar nuk dinë të riparojnë një gomë. Gomën e presim të vijë nga Roma. A e kuptoni? Duhet të vijë goma nga Roma. Dhe ne si budallenj duhet të rrimë dhe të presim këtu brenda. Disave u duhet që të dalin. Njerëzit janë shumë të nevrikosur. Në 2025-ën duhet ta gjejmë veten në këtë situatë. Është shumë e rëndë,"-thotë gazetari në video.

Kjo nuk është hera e parë që kompania “Wizz Air” denoncohet për vonesa dhe keqtrajtim të pasagjerëve. Edhe pse mund të konsiderohen si linja më problematike dhe denoncohen vazhdimisht nga pasagjerët, duket se asgjë nuk ndryshon./ZËRI

Poll

MOS HUMB