Aktualitet

E rëndë! Të rinjtë tallin një të moshuar në Kamëz, pamjet i transmetojnë live në Tik Tok

Pamjet tregojnë momentin kur një prej tyre i merr kapelen, ikën me vrap dhe më pas ia hedh në tokë.

F.I
E rëndë! Të rinjtë tallin një të moshuar në
pamje nga ngjarja

TIRANË-Një ngjarje e turpshme dhe e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku disa të rinj tallen me një të moshuar. Pamjet tregojnë sesi të rinjtë qeshin dhe tallen me gjyshin, pa asnjë ndjenjë turpi apo ndjeshmërie. Pamjet e siguruara nga JOQ, tregojnë momentin kur një prej tyre i merr kapelen, ikën me vrap dhe më pas ia hedh në tokë. I moshuari me bastun e ndjek, ndërsa shokët e tij qeshin duke e transmetuar momentin në Tik Tok.


Banorët e zonës kanë bërë thirrje që autoritetet të marrin masa ndaj personave përgjegjës. Ky është një tjetër rast ku të rinjtë përdorin rrjetet sociale jo për të ndarë mesazhe pozitive, por për të promovuar bullizmin dhe mungesën e respektit ndaj brezave më të vjetër.

Kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, njoftoi mbylljen e platformës si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla. Rama tha se vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pas vrasjes me thikë të  14-vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës 'Fan Noli', gjatë një konflikti me një tjetër nxënës Mario Përlleshi, ndodhur më 18 nëntor 2024.  Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre. Pa prova konkrete që vërtetojnë se TikTok është shkaku kryesor i problemeve të identifikuara, ndalimi mund të konsiderohet i pabazuar dhe arbitrar./ZËRI

Poll

MOS HUMB