Aktualitet

Po vendosnin ndriçimin e rrugës, 4 punonjësit e Bashkisë Tropojë i zë korrenti, njëri humb jetën, plagosen 3 kolegët (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur te Ura e Bujanit-Bajram Curri, ku mësohet se 4 punonjësit e Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave dhe ndriçuesit rrugor në rrugën Dobraves.

zh.ll
Po vendosnin ndriçimin e rrugës, 4 punonjësit e Bashkisë
vendngjarje

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të qytetit të Bajram Currit, ku katër punonjës të Bashkisë Tropojë janë goditur nga rryma elektrike. Si pasojë punonjësi Muhamet Sylisuf ka ndërruar jetë, ndërsa 3 kolegët e tij kanë mbetur të plagosur. 

Ngjarja ka ndodhur te Ura e Bujanit-Bajram Curri, ku mësohet se 4 punonjësit e Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave dhe ndriçuesit rrugor në rrugën Dobraves. Policia njofton se punonjësit teksa vendosnin shtyllën kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energji elektrike te punonjësit.

59-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 3 punonjësit e tjerë, Albert Dunisha 40 vjeç, Ilir Dautaj 47 vjeç dhe Afrim Aliaj 21 vjeç janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB