Aktualitet

Aksident në Durrës/ Drejtonte makinën pa patentë, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin

I mituri, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa makina që po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

I.F
Aksident në Durrës/ Drejtonte makinën pa patentë, i mituri
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë Durrës. Sipas Policisë, një 16-vjeçar, i cili po drejtonte një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar në aksin rrugor Fllakë-Bisht. I mituri, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa makina që po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami, i cili po peshkonte në ligatinën e Fllakës.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin nëse ka edhe të lënduar të tjerë nga ky aksident.

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB