Aktualitet

E para grua që synon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Kam përvojë 21-vjeçare dhe qasje të guximshme

Gjatë prezantimit, Musabelliu foli për karrierën e saj, duke përfshirë përvojën si prokurore për krimet e rënda dhe punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos ndaj zyrtarëve të lartë

E.K
E para grua që synon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Kam përvojë
doloreza musabelliu

TIRANË- Doloreza Musabelliu është kandidatja e dytë që po bën prezantimin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Musabelliu është e para grua që kandidon për drejtimin e SPAK, ndërsa renditi një sërë arsyesh që e kanë shtyrë drejt ndërmarrjes së kësaj iniciative.

“Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Krimet e Rënda e mandej  në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale.

Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete. Çmoj se plotësoj kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj. Me një eksperiencë 21-vjeçare…Jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin.

Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës”, tha ajo, duke shtuar: “Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë punë duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”. 

Poll

MOS HUMB