DURRËS- Personi që shihni në foto krahas viktimës, është Teilor Tivari, autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës. Identifikimi i autorit është bërë i mundur nga grupi hetimor të celularit të viktimës, po ashtu edhe nga banorët e pallatit që kanë parë personat qe kanë hyrë e dalë nga shtëpia.
Në ndërtesën e paraqitur në foto, në katin e katërt të pallatit, ndodhej apartamenti ku ndodhi ngjarja e rëndë. Siç u bë me dije edhe më herët, Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t'a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit.
Në banesën e kushërirës, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe dozë lëndë narkotike. Në këto kushte dyshohet se ka ndodhur edhe sherri me Tivarin që i mori atij jetën. Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e autorit, i cili është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë, por pas bisedës ai ka tentuar ta përdhunonte dhe e ka qëlluar me thikë për t'u mbrojtur.
"Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.", ka dëshmuar autori 24-vjeçar Teilor Tavari.
51-vjeçari i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, u gjet i pajetë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin./ZËRI
