TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, që sipas saj ka intimiduar dëshmitarët, për të folur kundër saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Kryemadhi tha se dosja e CEZ-DIA është hetuar për vite me radhë nga vetë kreu i SPAK Altin Dumani, dhe nuk është arritur të sigurohet asnjë provë e re që vërteton sipas saj përfshirjen e Ilir Metës në akte korrupsioni. Seanca e sotme që ishte parashikuar të mbahej në Gjykatën e Posaçme u shty për shkak se mungonte avokati mbrojtës i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili raportohet se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.
Monika Kryemadhi: Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze për tu lënë më shumë kohë avoaktëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen. Monika Kryemadhi Ilir meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.
Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAk dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve. Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë.
Kush nga dëshmitarë, se ka dhe një dëshmitar që e kanë futur 3 muaj në burg për ta kërcënuar për të arritur te çështja CEZ/ DIA, në shkurt 2026 bëjmë 8 vjet hetime. Gjithë ky presion i madh. Dumani ku u bë prokuror, pse nuk bëjnë ditën kur u emërua ky sa kg u kap në portin e Durrësit. Kur erdhi vendimi nga Antimafia italiane u mbajt 3 muaj në zyrat e SPAK, u bënë zgjedhjet u përdorën për të nxjerrë rezultatet që i dimë.
Pasi u përdorën gjithë grupet kriminale, pas u njoftuan dhe më pas i hipën avionit dhe u larguan të lumtur në drejtime të paditura. Gjyqi im është politik. Ditën që denoncova inceneratorin e Tiranës, paguhen akoma paratë e inceneratorëve gjyqtarëve që mbajnë në burg njerëz të pafajshëm. Përsëri bëj thirrje edhe opozitës, edhe mediave, edhe qytetarëve. Kur përfshihen njerëz që kanë frustrime nga e kaluara e tyre, kanë pika të dobëta që bandat kriminale e përdorin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sa kg janë kapur në portin e Durrësit kur Dumani u emërua kryeprokuror i SPAK. E dimë se ndërhyrja e Kim në KLP për Dumanin ishte se ky do ishte heroi i fëmijëve tanë kundër bandave. Ky proces gjyqësor kërkon durim strategjik. Është një çështje do kërkojë edhe përballje të drejtpërdrejtë. Do ketë kostot e veta.
Seanca e sotme, ku do të vendosej nëse dosja do të kalojë për gjykim, u shty, për shkak se mungonte avokati mbrojtës i ish-presidentit Meta. Seanca e radhës do të jetë në 9 Tetor. Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.
Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ajo ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet.
Gjyqtarja Gjoka ka qenë gjithashtu gjyqtare paraprake në dosjen Partizani, ndërsa vazhdimisht ka qenë e sulmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe me disa kërkesa zyrtare ka kërkuar largimin e saj nga çështja, për konflikt interesi. Në seancën e 19 shtatorit, vetë Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja e ish-presidentit por nuk iu pranua nga kryetari i GJKKO, Erion Bani.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI