TIRANË- Një efektive policie, agjente krimesh, është dhunuar brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë nga dy shtetase. Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja, ku bëhet me dije se në momentin që ka ndodhur konflikte mes dy motrave dhe efektives, kjo e fundit ka qenë e veshur civil.
Burime për News24 bëjnë me dije se efektivja ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në Komisariat me këmbë, ndërkohë që dy motrat po kalonin me makinë. Aty ka nisur konflikti, këta të fundit kanë nisur të ofendojnë agjenten e krimeve dhe pas kësaj, ata e kanë ndjekur deri pranë komisariatit ku ka ndodhur ngjarja.
“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, mësohet se i kanë thënë ato.
Dy vajzat dhe policja kanë nisur të debatojnë në shkallët e Komisariatit, ndërsa i ka paralajmëruar se është efektive dhe u ka kërkuar që të mos e qëllojnë. Por, pavarësisht kësaj, dy motrat 38-vjeçare dhe një 29-vjeçare pasi janë konfliktuar fillimisht verbalisht kanë kaluar në dhunë fizike ndaj polices.
Në atë moment kanë punonjësit e Komisariatit nr.3, të cilët bënë të mundur edhe arrestimin e dy vajzave. /ZËRI
