Aktualitet

"E paligjshme...jeni të barabartë me ta", shpërthen Braçe: Eskortat zyrtare 'shmangin' trafikun, s'presin si qytetarët (VIDEO)

Sipas Braçes, kjo 'hyrje brutale' është e paligjshme, teksa kërkon të respektohet barazia mes zyrtarëve dhe qytetarëve. 

zh.ll
"E paligjshme...jeni të barabartë me ta", shpërthen
erion brace

TIRANË- Trafiku në Tiranë është kthyer në një problematikë me të cilën qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë. Lidhur me këtë, deputeti socialist, Erion Braçe ka postuar një video në rrjete sociale, ku reagon ashpër për hyrjen e eskortave zyrtare dhe policinë në mes të radhës së automjeteve. Sipas Braçes, kjo 'hyrje brutale' është e paligjshme, teksa kërkon të respektohet barazia mes zyrtarëve dhe qytetarëve. 

Postim i Braçes:

TIRANA E MADHE
ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?
E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;
E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;
U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.
Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!

Poll

MOS HUMB