
TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP foli dhe për ngarkesën e dosjeve dhe çështjeve të vjetra të mbartura. Dumani deklaroi se puna vazhdon dhe një ekspert i BE-së dhe një tjetër amerikan i OPDAT-it po ndihmojnë SPAK-un për të zgjidhur problematikën.
Altin Dumani: Dosjet e mbartura janë shqetësim. Kemi ngritur grup pune nga viti i kaluar me ekspertë të BE-së dhe OPDAT, që punojnë në SPAK ngushtësisht me ne. Janë drejt përfundimit të strategjisë, kanë dorëzuar një draft jo përfundimtarë para disa ditësh, përshtypja e parë është shumë e mirë, pasi adreson shqetësimet tona dhe tuajat të përditshme. Është udhëzues i mirë si për ndjekjen e çështjeve, edhe për mbartjen e dosjeve. Do bëhet edhe publik në faqen tonë zyrtare, pasi të konsultohet dhe miratohet. S’e kemi lënë pas dore, pas rekomandimeve kemi bashkëpunuar me BE dhe OPDAT, i falenderojmë se na kanë dhënë ndihmë të madhe dhe shpresoj të kemi produkt të mirë.