Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje nga SPAK

Kushtetuesja ka konstatuar cënimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës.  

F.I
Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje nga SPAK
Sali Berisha

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në dosjen “Partizani”, duke pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina”. Konkretisht Gjykata vendosi të shfuqizojë pjesërisht vendimet e GJKKO, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, pasi gjatë kontrolleve ndaj “Studio Pustina” është cenuar e drejta për paprekshmërinë e banesës gjatë sekuestrimeve nga SPAK.

Sipas të dhënave, SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” me administratore Andia Pustina gjatë hetimeve për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë. 

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje nga SPAK
DOKUMENTI

Në këte proces është marrë i pandehur kryetari i PD-së Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Çështja tashmë ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa seanca e parë u shty për shkak të mungesës së njoftimit të palëve. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Në sallë mungonte eshe biznesmeni Fatmir Bektashi. 

Hetimet për dosjen Partizani nisën në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në muaj. Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI

Poll

MOS HUMB