Aktualitet

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Isai dhe 5 zyrtarët e tjerë u morën të pandehur në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.

zh.ll
Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet
erion isai

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj, deri në shkurt, afatet hetimore për kryebashkikaun e Kolonjës Erion Isai dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Ata akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. 

Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 5 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike"./ZËRI

Poll

MOS HUMB