TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Sipas burimeve, Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për largimin e tij nga detyra.
Largimi i Carës vjen në kulmin e sezonit të zjarreve, kur vendi është përfshirë nga disa vatra zjarri, ndërsa ende nuk bëhet e ditur arsyeja e dorëheqjes.
Cara u komandua në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës në shkurt të vitit 2024, duke zëvendësuar Holta Kominon. Ndërkohë, deri më tani, nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta pasojë në drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës.