Aktualitet

Djali i humbi jetën tragjikisht, i ati i Enea Themollarit apel për ndihmë: Jemi në vështirësi financiare

Më tej ai shtoi se pret që të vendoset drejtësi për djalin e tij.

I.F
Djali i humbi jetën tragjikisht, i ati i Enea Themollarit apel për
Enea Themollari

ELBASAN- Artur Themollari, babai i Eneas që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i tritolit më banesën e motrave Nikolli ka bërë apel për ndihmë për shkak të situatës së vështirë financiare që ata janë.

Ai ka thënë se ata janë në një gjendje të vështirë ekonomike, pasi vetëm djali i tyre i ndihmonte dhe fatkeqësisht humbi jetën në mënyrë tragjike. Më tej ai shtoi se pret që të vendoset drejtësi për djalin e tij.

“Vetëm djali na ndihmonte financiarisht ishte shembullor. Ishte fati i keq i tim biri që ishte në korridor. Jemi në një gjendje të vështirë ekonomike. Drejtësinë e kam lënë në dorë të shtetit”, tha ai.

Ndërkohë familja e të ndjerit, në një mesazh drejtuar Redaksisë “Zëri” kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësivë financiare që ata ndodhen.

Më poshtë ju gjeni linkun që mund të kontribuoni për të ndihmuar familjen e të ndjerit:

https://gofund.me/eab6a83d

26-vjeçari mbeti viktimë si pasojë e një sasie tritoli që u vendos në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Por fatkeqësisht dëmtimet më të mëdha u shkaktuan në banesën e familjes Themollari, duke e lënë të riun të plagosur rëndë.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e 4 tetorit ka ndërruar jetë. Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e 14 korrikut. Pas ngjarjes ato hodhën akuza në drejtim të Nuredin Dumanit, por edhe Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre i penduari i drejtësisë ka trajtim preferencial në ambientet e burgut, dhe merr vendime dhe për të dënuarit e tjerë.

Nikolli akuzoi Dumanin se kishte dhunuar në 3 raste të dashurin e saj në qeli, Amarildo Xhanej, ndërsa u shfaqën dhe pamjet, ku vrasësi me pagesë, tashmë i penduar, komunikonte lirisht nga ambientet e burgut. Pas denoncimit të Nikollit, 2 punonjës të policisë së burgjeve u pezulluan nga detyra. Hetimet për shpërthimin me tritol, janë marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme, por deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen, edhe pse fillimisht u pretendua se policia kishte identifikuar autorin e ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB