TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, por jo vetëm. Sipas IGJEUM, moti parashikohet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash. Temperaturat do të variojnë në bregdet: 14 / 24 °C; në vendet e ulëta: 12 / 27 °C; në vendet malore: 5 / 22 °C. Ndërsa sa i përket erës, ajo pritet të jetë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.
HARTA LIVE:
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 19) dhe nesër (e martë, dt. 20) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e martë, dt. 20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 24 °C
në vendet e ulëta: 12 / 27 °C
në vendet malore: 5 / 22 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 19) dhe nesër (e martë, dt. 20) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ZËRI