Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Edhe njëherë, Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një më të butë, në "arrest shtëpie".

k.m.
Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Edhe njëherë, Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një më të butë, në "arrest shtëpie".

Rekursi i Veliajt është dorëzuar nga avokatët, përmes postës.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB