
TIRANË- ZËRI ka zbuluar dinamikën e përplasjes së ndodhur tek Parku Olimpik i Tiranës. Nga burime të sigurta, ZËRI ka mësuar se natën e ndërrimit të viteve, Jetmir (Mir) Pepa ka qenë në zonën "VIP" të Parkut Olimpik.
Gjatë mbrëmjes, i shpalluri në kërkim nga Policia e Shtetit ka hedhur një cigare të pafikur nga vendi ku ishte ulur. Cigarja e pafikur ra poshtë në një tavolinë ku ishin një grup djemsh, të cilët ende nuk janë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.
Të indinjuar nga gjesti, grupi i djemve fillimisht është përplasur verbalisht me Pepën. Më pas, përplasja ka vijuar...kësaj here me gota! Në këtë moment, Mir Pepa nxjerr armën e zjarrit dhe qëllon në ajër duke shkaktuar panik tek të gjithë të pranishmit e tjerë.
Por është ende e paqartë se përse dhe si i ka shpëtuar Pepa kontrollit paraprak dhe është futur në klub me një armë zjarri. Trajtimi preferencial për të, mund të kishte shkaktuar viktima të pafajshme që kishin shkuar në klub për t'u argëtuar./ZËRI