Aktualitet

Dhunuan me sende të forta një person/ Arrestohen 4 vetë, në banesën e 28-vjeçarit u gjet kokainë (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator 2024, në lagjen nr. 15, Durrës.

F.I
Dhunuan me sende të forta një person/ Arrestohen 4 vetë, në
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Katër persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta shtetasin F. Ç. Përkatësisht në pranga janë vendosur Besim Kërtusha, 32 vjeç, Dalip Kërtusha, 60 vjeç, Ardit Gjoka, 32 vjeç dhe Qani Sulo, 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator 2024, në lagjen nr. 15, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas në kërkim të cilët akuzohen për plagosjen e rëndë të një shtetasi, me sende të forta. Sekustrohet një sasi kokaine në banesën e njërit nga të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

B. K., 32 vjeç, D. K., 60 vjeç, A. Gj., 32 vjeç, dhe Q. S., 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Q. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB